Ujëra të kaltër, rërë e imët dhe plazhe shkëmbore. Vend mesdhetar, kështjellat me pamje nga deti dhe panorama që të lënë pa frymë. Janë plazhet më të bukura të Shqipërisë, një destinacion i ri për turizmin europian, shkruan Francesca Masotti në një artikull të publikuar në rubrikën “Dove”, në gazetën italiane “Corriere della Sera”.
Vende ideale për një pushim në diell, det dhe qetësi. Nga plazhet e gjata ranore të bregut të Adriatikut deri në gjiret e gurëve të fshehur përgjatë bregdetit Jon.
Qoshe të vërteta parajse dy hapa larg Italisë. Është Kepi i Rodonit, një orë larg nga kryeqyteti, Tirana. Plazhi i Drimadhës, i ndarë në dysh nga një formacion shkëmbor.
Dhe përsëri: Ksamili, i quajtur “perla e Jonit”. Arritja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë është një aventurë. Shumë prej tyre janë pothuajse të padukshme.
Më poshtë kemi një galeri me plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë nga veriu në jug, për t’u mbajtur mend dhe për të organizuar pushimet e verës gjatë këtij viti.