Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka humbur nënën e tij ditën e djeshme. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i moderatorit me anë të një statusi në rrjetet sociale. Joni shkruan i trishtuar se gjyshja e tij e dashur ka ndërruar jetë dhe ka informuar edhe orën në të cilën e ndjera përcillet në varreza.
Pak minuta më pas vetë moderatori ka postuar dy foto me nënë e tij të ndjerë, Firdeus. Krahas fotos ai shkruan se nuk do të mësohet dot me mungesën e saj.
(Dedikimi i moderatorit Ardit Gjebrea për nënën e tij të ndjerë, Firdeus)
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…Lutem që engjëjt të kujdesen për ty,”- shkruan Arditi krahas fotove. Ndjekësit kanë vërshuar me mesazhe ngushëllimi në komente.