A keni plane për fundjavë? Mësoni më parë se si do të jetë moti ditën e shtunë 4 Gusht 2018 dhe ditën e diel 5 Gusht 2018.
Moti, e shtunë, 4 gusht 2018
Sipas MeteoAlb Veriu dhe pjesërisht zonat qëndrore jane paraqitur kryesisht të kthjellëta por Jugu vijon me vranësira të herë pas heshme dhe shira të dobët në zona të izoluara. Pasditja largon vranësirat edhe nga zonat Jugore duke bërë që vendi të kalojë në kushtet e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit por rritje të lehtë ka sjell mesdita, më e ndjeshme në Veriperëndim – Qendër të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.
Moti, e diel, 5 gusht 2018
Sipas MeteoAlb paraditja vijon e kthjellët në gjithë territorin përjashtuar vranësira kalimtare në zonat Juglindore. Pas mesditës vranësirat fuqizohen në zonat Lindore duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në bregdet dhe zonat e ultësirës.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 38°C.
Era do vijojë të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor por në det vijon dallgëzim 1 ballë.
a.ç