Ajo është një prej vajzave më të komentuara në rrjetet sociale, kryesisht prej hireve të saj trupore.
Bëhet fjalë për ish-banoren e Big Brother, Françeska Jaçe, e cila prej kohësh merret edhe me modelim.
Këto ditë bukuroshja vlonjate po pushon në Spanjë dhe më konkretisht në plazhin përrallor të Marbella.
Edhe në këto pushime ajo nuk i ka kursyer fotot e nxehta për ndjekësit e saj, ku në pah dalin hiret trupore.
Françi shihet e veshur me trupore, të cilat në pjesën e pasme janë fare të vogla, duke i nxjerrë në pah të pasmet bombastike.
Ndërsa pak ditë më parë pushoi në jug, prej nga nuk kurseu pozat sensuale, duket se pushimet për të nuk kanë fund, duke shijuar bukuritë e Spanjës.