Një person ka humbur jetën në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Isa Koni nga Maminasi.
Në momentin kur ka humbur jetën, trageti ishte në udhëtim e sipër ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 58-vjeçarit.
Sipas dëhsmitarëve, ai është ndjerë keq gjatë udhëitmit dhe ka kërkuar ndihmë.
Pas disa minutash Koni ka ndërruar jetë ndëkorhë dëshmitarët thonë se atij nuk iu dha ndihma e parë pasi trageti nuk kishte staf mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.