Mediat italiane kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Viktor Picaku në Corate, Bari.
Këto imazhe pritet t’i vijnë në ndihmë policisë për të arrestuar autorët e vrasjes së të riut shqiptar në sheshin “Abbazia” të Corates në Itali.
Në pamje duket Viktori që lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, krejt i qetë në mes të sheshit, ndërsa nga një motor i ndaluar pranë qendrës qëllohet me armë.
Karabinierët e Tranit me koordinimin e gjykatëses së prokurorisë së Tranit Raffaella De Luca, po zhvillojnë hetime intensive duke analizuar të gjitha provat. Në dispozicion të tyre është edhe videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë së sheshit, ku një motor “Vespa” mbërrin dhe qëllon mbi të riun.
Victori u ekzekutua rreth orës 21:30, në sytë e dhjetëra personave të pranishëm që pasi dëgjojnë të shtënat largohen të tmerruar.
a.ç