Dy persona mes tyre një shqiptar kanë vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Velletri, në afërsi të Romës.
Sipas autoriteteve italiane, pronari i shtëpisë, një murator shqiptar 48-vjeç sapo kishte përfunduar së ngrituri një skelë në shtëpinë e tij, kur ka vdekur. Fillimisht dyshohet për një shkarkesë elektrike nga një shtyllë dritash në rrugë.
Viktima tjetër është një italian 56 vjeç. Ky i fundit ndërhyri për shpëtuar fqinjin shqiptar.
Trupat e dy viktimave u gjetën rreth orës 22:00 nën skela. Sipas hetimeve, shqiptari po ngrinte skelat pasi duke filluar nga sot në mëngjes kishte marrë autorizimin për të rikonstruktuar shtëpinë.
a.ç