Një 48-vjeçar është arrestuar nga forcat policore të qytetit të Vlorës, pasi është denoncuar për dhunë psikologjike e fizike, në mënyrë të përsëritur dhe në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij 16 vite më të re.
Policia prangosi shtetasin Lavdërim V. dhe e ka referuar atë në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale të “dhunës në familje në mënyrë të përsëritur dhe në prani të fëmijëve”, ndërsa e dhunuara 32-vjeçare identifikohet vetëm me inicialet A.V..
Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje dhe parandalimin e ngjarjeve që mund të përshkallëzohen edhe me pasoja të rënda./a.m.