I nxheti i madh prek shumë qytete italiane, ku meteorologët parashikojnë netë tropikale ndërsa konsumet e elektricitetit pritet të rriten ndjeshëm
Sipas të dhënave për valët e të nxhetit nga Ministria italiane e Shëndetësisë temperaturat do të arrijnë nesër nivele ekstreme në 18 qytete në qnedër dhe Veri të Italisë.
Sot ishte alarm i kuq në Bolzano, Bolonja, Kampobaso, Firence, Gjenova, Peruxhia, Peskara dhe Reiti.
Ndërsa nesër më 2 gusht do të jenë 18 qytetet nën alarm: Bolzano, Bolonja, Breshia, Kampobaso, Firence, Frozinone, Gjenova, Latina, Milano, Peruxhia, Peskara, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Venecia, Verona dhe Viterbo.
“Anticikloni afrikan do të prekë Italinë për gjithë javën. Do të ketë netë tropikale me temperatura që nuk do të bien nën 25-27 gradë Celcius”, shpjegon meteorologu Edoardo Ferrara. /b.d