Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka shprehur shqetësimin se në zonën e Talës ka mungesë të energjisë elektrike.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai paralajmëron se nëse nuk merren masat urgjente, ai do të dalë në protestë.
“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne.
Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates.
Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi.
Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp !”, nënvizon Ndreu.
/b.d