Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë edhe anëtarin e Gjykatës Administrative, Gentjan Medja.
Sot ishte një ditë e ngjeshur për organet e vettingut, ku më herët u konfirmuan në detyrë edhe dy gjyqtarë të tjerë dhe një prokuror
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj; gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi; ndërsa pasdite u konfirmua edhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja.
Në përfundim të seancës së sotme, vetë Dritan Hallunaj, tha se ndihet i lehtësuar. “Ndihem i lehtësuar. Keqardhje për kolegët që nuk e kaluan dot Vettingun.” -tha Hallunaj.
Pas përfundimit të seancës dhe marrjes së vendimit, Kadi u shpreh: “E ndjej veten të vlerësuar për punën që kam bërë”
“Procesi shumë i vështirë, të krijon gjendje të vështirë emocionale. Na janë dashur të sjellim dokumente të para shumë viteve. Sot unë jam një prokuror, pavarësisht Vettingut. Unë gjatë gjithë karrierës kur është dashur kam marr përgjegjësi publike. Një rivlerësim i tillë, një reflektim i tillë shërben për të qenë më koshient. Edhe për një gazetar ndoshta. Unë i kam shërbyer shtetit tim”, tha Muci
Javanews/ a.ç