Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme e cilësoi si të padrejtë konfirmin në detyrë të gjyqtarit Dritan Harunaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ky vendim, sipas tij, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të Drejtësisë dhe provë se Vettingu nuk po shkarkon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të lidhur me krimin.
“Konfirmimi në detyrë sot i gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Harunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës, Arben Frroku, vrarësit të komisarit Dritan Lamaj, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të Drejtësisë, dhe provë e qartë se Vettingu nuk po shkarkon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar,” tha Alibeaj.
Deputeti i djathtë u shpreh se lirimi nga burgu i një vrasësi ishte shkak i mjaftueshëm që gjyqtari Harunaj të ngecte në “sitën” e Vettingut.
Lirimi nga burgu i një vrasësi si Arben Frroku, është shkak i mjaftueshëm për të shkaktuar nga detuyra një gjyqtar. Dhe nëse gjyqtari nuk shkarkohet, Vettingu ka dështuar të kthejë besimin tek qytetarët. Organet e Vettingut e mbrojtën e se i duhet Ramës në Këshillini e Lartë Gjyqësor. Nëse Vettingu s’do të ishte politik, ai do ishte shkaktuar,” u shpreh Alibeaj.
a.ç