Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 23-vjeçarin Vilson Brahaj, i akuzuar për vendosjen e tritolit në banesën e Gazmir Dacit, personit të dënuar për atentatin ndaj vëllezërve Kolaveri.
Ai ka pranuar autorësinë e krimit teksa ka shpjeguar se gjithçka e bëri për para’. Por, Brahaj nuk ka treguar se nga kush e mori porosinë për vendosjen e lëndës shpërthyese.
Ai ka thënë se ka qenë një djalë rreth 25-vjeç që i ka thënë se ishte banesa e tij dhe donte të ndoshte shpërthimi për të kërkuar azil. Ai ka shtuar më tej se një shok i kërkoi të gjente dikë për krimin. Por, e ka marrë vetë përsipër aktin kundrejt 5 mijë eurove, 1500 nga të cilat i ka marrë cash.
“Këtë vepër e bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak. Më ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil. Djalin që më pagoi është 24-25 vjeç, jeton në Bathore. Tritolin ma solli ai. Më tha vendose këtu. Është shtëpia ime kjo, do të paguaj 1500 euro. S’e dija e kujt ishte shtëpia. Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall z.gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz shtëpia që e vura e në bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë”, ka deklaruar Brahaj para gjykatës.
Prokuroria dyshon te familja Kolaveri, me të cilën familja Daci është në hasmëri./a.m.