Gjykata e Lartë ka hapur aplikimet për gjyqtarët e interesuar për të kandidauar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në faqen zyrtare të gjykatës, është shpërndarë njoftimi me thirrjen publike për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës.
Afati i aplikimit për gjyqtarët që plotësojnë kriteret është deri në 15 Shtator.
Kjo lëvizje duket se vjen pas shkarkimit nga detyra të disa gjyqtarëve që ishin kandidatë për në KLGJ pasi nuk kaluan dot procesin e Vettingut.
Njoftimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ. Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.
Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:
1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);
ose
2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë:
[gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];
ose
3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:su**********@gj***********.al (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF).
Shënim:
Bashkëlidhur këtij njoftimi, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët e mëposhtëm:
a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;