Policia Rrugore ka shpërndarë videon e një aksidenti ku kalimtarja përplaset nga makina.
Në këtë mesazh sensibilizues, policia u bën thirrje kalimtarëve të kenë kujdes, pasi 50 % e aksidenteve shkaktohen nga këmbësorët.
Në videon sensibilizuese duket që kalimtarja i pret rrugën makinës.
“Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët! Kjo ndodhi sot në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirsisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën”- shkruan Policia Rrugore./a.m.