Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj ka kluar me sukses procesin e Vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Hallunajn.
Pas verifikimeve të thelluara të kryera nga KPK në të tre shtyllat e Vettingut, Hallunaj i vlerësua i përshtatshëm për të vijuar detyrën.
Me gjithë disa mospërputhje që u konstatuan me deklarimin e pasurisë, gjyqtari provoi ligjshmërinë e pasurisë së tij.
Po ashtu, ai kaloi edhe testin e integritetit moral dhe atij profesional. Dritan Hallunaj është gjyqtari i cili dha pafajësinë për Arben Frrokun lidhur me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Frroku më pas u dënua nga Apeli./a.m.
Pasuria u rrit me 27 herë, gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj pa avokat para KPK