Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç dhe shefi i diplomacisë qipriote Nikos Hristodulidis janë takuar dje në Nikosi dhe kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, njofton “Blic” i Beogradit.
Sipas këtij portali, përcjell Koha.net. Daçiq e ka informuar kolegun qipriot për dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, ndërsa Hristodulidis e njoftoi shefin e diplomacisë serbe lidhur me problemin qipriot.
Ministri Hristodulidis ka përsëritur se “Qiproja kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”. (b.an)