Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar pak ditë më parë se kryetarja e këtij institucioni, Donika Prela, u kërkonte vartësve informacion për personat që poi hetohen. Sot në një njoftim Krimet e Rënda sqarojnë se lajmi i referohet Urdhrit nr. 37, datë 20. 07. 2018 drejtuar Oficerëve të Policisë Gjyqësore për dhënie informacioni për dosjet që kanë në hetim.
“Për sa u përket kompetencave ne ushtrimin e ndjekjes penale, bazuar ne ligjin e sipërcituar rezulton se:
-Drejtuesi i Prokurorisë ka te drejtë të vendosë krijimin e grupit hetimor për çështje të veçanta hetimore (neni 42 germa ç e ligjit)
– Drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Policisë Gjyqësore nën juridiksionin e tij ( neni 42 gërma gj e ligjit).
– Prokurorët kanë detyrimin ligjor të informojnë Drejtuesin e Prokurorisë, sa herë që kërkohet prej këtij të fundit, lidhur me punën mbi çështje të caktuara dhe vendimmarrjen, si dhe, në raste të veçanta, për problematika që shfaqen në ecurinë e procedimit ( neni 52 i Ligjit):m sqarohet nga Prokuroria. (Panorama)