Intervistë në 360 gradë me titullarin e Farnesina. Nga nevoja për të mbështetur Afrikën tek sanksionet ndaj Rusisë; nga diferencat e të folmeve midis Salvini dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë
«Më besoni, në këtë qeveri ka shumë sinergji pozitive. Shumë më tepër nga sa tenton të thotë narrative aktuale. Konkretisht, retorika e “tri qeverive”, asaj të M5s, asaj legiste dhe asaj “institucionale”, nuk është e justifikuar. Ekziston vendosmëria për të punuar në ndryshimin për mirë të vendit dhe vetëdija se Italia ka nevojë për stabilitet, për qeveri që zgjasin dhe që janë të vlerësuara mbi bazën e fakteve».
Në zemër të një bashkëbisedimi të gjatën, Ministri i Jashtëm Enzo Moavero Milanesi merr një ton të vendosur thuajse ekzkskluziv kur flet për klimën brenda ekzekutivit. Është këtu që nuk do të lërë asnjë hapësirë dyshimi. Ndërsa fjalët e tij – mund të duket si paradoks – fjalët e tij bëhen dyshuese, çuditërisht kritike, kur flet për Bashkimin Europian.
«Europa është jashtëzakonisht e përçarë. Më ngjall trishtim të thellë zbehja e fortë e vullnetit për të bashkëpunuar. Grupe shtetesh kundër grupe shtetesh të tjera, ngërç i vazhdueshëm përballë problemesh sigurisht të rënda dhe komplekse, por aspak të krahasueshëm me ato që përballonin liderë me nivel të lartë si De Gasperi, Adenauer, Schuman…
Jo, nuk është Italia ajo që rrezikon të gjendet e izoluar, është Bashkimi Europian ai që është bërë arqipelag. Ne jemi nganjëherë të vetmuar apo në shoqëri të paktë kur, sidomos për tema të caktuara, i apelohe,o koherencës, përpjekjeve të përbashkëta dhe dëgjimit reciprok».
Me pak fjalë, një europeist i bindur, që pasi i ka shërbyer vendit në qeveritë Monti dhe Letta, sot, nga brenda ekzekutivit aktual, i vetmi që ka arritur të formohet pas votimeve të fuqishme të 4 marsit, paralajmëron detyrimin për ta vënë gishtin në plagën e kontradiktave të Kontinentit të Vjetër.
Zoti Ministër, kjo kornizë e përgjithshme na paraqet edhe kompleksitetin e detyrës tuaj në këtë qeveri, apo jo?
Politika e jashtme e qeverisë ka një objektiv parësor dhe të përbashkët: të kthejë sytë e Europës dhe të botës nga Mesdheu. Si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në kuadër të Bashkimit Europian, mbështesim energjikisht një vëmendje më të madhe ndaj Jugut.
Ku është në fakt kjo vëmendje sot?
Në pjesën më të madhe është e drejtuar nga Lindja. Partnerët e Lindjes dhe të Veriut kanë një ndjeshmëri akute për iniciativa të caktuara ruse, kërkojnë solidarietet: për shembull, të konfirmohen sanksionet e Moskës për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe të Marrëveshjes së Minskut për Ukrainën. Ne afirmojmë se të njëjtin solidaritet këto vende të NATO-s dhe Bashkimit Europian duhet ta manifestojnë ndaj preokupimeve të shteteve të Mesdheut.
Vini në dyshim sanksionet ndaj Moskës?
Them se duhet proceduar paralelisht. Në Këshillin e Bashkimit Europian të fundit kemi lejuar rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë për 6 muaj, në dritën e një dokumenti përfundimtar, që më së fundi dhe për herë të parë ravijëzon një skemë organike aksionesh europiane për të përballuar flukset epokale migratore. E përsëris, vëmendja ndaj Lindjes dhe Jugut duhet të manifestohen domosdoshmërisht në një kuadër virtuoz sinteze, pa anashkaluar asnjë perspektivë.
Domethënë po thoni se Bashkimit Europian dhe shtetet partnere duhet ta ndjekin me urgjencë atë që është shkruar e zeza në të bardhë në muajin qershor… Priten kthesa në 6 muajt e ardhshëm?
Nuk kam ndërmend të jap afate, por duhet vepruar shpejt. Dua t’u bëj ndonjë saktësim: është kritikuar karakteri “voluntaristik” i indikacioneve të samitit të liderëve europianë të 28 – 29 qershorit, është përfolur për “foljet në kushtore” të tekstit, duke fshirë qëllimisht se, duke qenë që traktatet e Bashkimit Europian nuk parashikojnë instrumenta detyrues për një politikë të vërtetë lidhur me emigrantët, është e pashmangshme. I stërpërmenduri Rregullim i Dublinit nuk është, pasi merret vetëm më të drejtën e azilit. Edhe kuotat e shpërndarjes së emigrantëve që është tentuar të futen një vit më parë, më sukses të paktë, kanë të bëjnë vetëm me kë ka të drejtën e azilit. Me fjalë të tjera, vetëm 7% e kujt arrin në Europë. Në të vërtetë, në konkluzionet e Këshillit Europian të qershorit shikohet nga integraliteti i flukseve dhe gjejmë indikacione të artikuluara.
Na i kujtoni pikat kryesore…
Kush vjen në çdo shtet të Bashkimit Europian, vjen në Europë; çështja e emigrantëve duhet përballuar në burim, jo vetëm në derdhje, kështu që duhet të ketë investime në vendet e origjinës për paqen, qeverisjen e mirë dhe për rritjen socio – ekonomike; duhet ndërhyrë në vendet e tranzitit të emigrantëve dhe të luftohet trajtimi neoskllavist që i godet; duhen mbështetur shtetet e bregut jugor të Mesdheut, me qëllim që të shumë njerëz mos të imbarkohen më, duke rrezikuar jetën; për ata që shpëtohen në det nevojiten qendrat e zbarkimit në vendet e Bashkimit Europian, në më shumë vende, jo vetëm në ata që herëpasëhere gjenden gjeografikisht më afër. Nëqoftëse zbatohen me ndershmëri reciproke, konkluzionet e qershorit do të çelin një sezon solidariteti të vërtetë.
Sa nga këto gjëra besoni se mund të bëhen realitet?
Nga ai Këshill Europian janë hapur tryeza operative. Në njërën në veçanti puna po avancon mirë: objektivi ynë është që anijet ushtarake e Operacionit “Sophia” të mos zbarkojnë më vetëm në Itali, siç ndodh tani në bazë të marrëveshjeve të 2015, por edhe në shtetet të tjera. Çështje javësh dhe do të mësojmë nëse Europa di të jetë koherente me vetë vendimet e saj. pastaj, synojmë që të ndryshojmë bilancin shumëvjeçar të Bashkimit Europian me qëllim që për politikat migratore dhe të bashkëpunimit me vendet afrikane të ketë më shumë fonde se ato të caktuara deri më tani.
Sa para?
Është e parakohshme të thuhen shifra. Sigurisht, resurset e sotme janë të pamjaftueshme. Për të pasur më shumë, mendoj se Bashkimi Europian duhet të jetë kurajoz. Të hyrat në bilancin e tij varen në pjesën më të madhe nga transferimet e shteteve të ndryshme anëtare në bazë të PBB-së respektive. Duhet të zgjerohen fondet e të hyrave. Një propozim e kam bërë tashmë, domethënë taksimin e atyre subjekteve që tani u shmangen taksave me sllallome midis sistemeve të ndryshme tributare të shteteve të Bashkimit Europian. Por do të thoja se ekziston edhe një rrugë tjetër: t’u drejtohemi tregjeve, investitorëve, me emetime të apostafat të titujve të borxhit me garanci europiane, të finalizuara në financimin e projekteve të investimeve prodhuese në vepra të mëdha për t’u realizuar në Afrikë, për të krijuar infrastruktura, punë dhe perspektiva ekonomike në vendet e origjinës dhe të tranzitit të emigrantëve. Uroj të jetë e qartë që një aksion europian i mirëkoordinuar është në avantazhin e të gjithëve. Gjatë viteve të fundit presioni migrator ka rënduar mbi Italinë, i jemi përgjigjur me ndjenjë përgjegjësie, por përpjekja duhet të jetë e përbashkët. Tani që flukset tentojnë të spostohen drejt Spanjës, duam që Madridi të mos lihet vetëm siç na ka ndodhur në për shumë vite.
Të folurit për tituj borxhi të Bashkimit Europian ka qenë shpesh e dëmshme…
Preokupimet fillojnë kur flitet për ndarje të borxhit tashmë ekzistues të shteteve të veçanta anëtare. Kurse unë u referohem titujve ad hoc, të propozuara tregut për të financuar investime të verifikueshme në perspektivat e tyre positive të të ardhurës.
Zoti ministër, duke e zgjeruar perspektivën, nuk arrini të bindni lidhur me faktin që ju i ndani “totalisht” pozicionet e disa prej kolegëve tuaj, si puna e Salvini, lidhur me migracionet.
Me Ministrin e Brendshëm dëgjohemi në mënyrë konstante, dialogojmë shumë. Me strukturën e Viminale punojmë bashkë në tryeza ku marrin pjesë edhe përgjegjësit e Infrastrukturave dhe të Mbrojtjes. Nganjëherë ka diferenca fjalori: kush mbulon dy role, ministër dhe drejtues partie, pashmangshmërisht që shprehet në mënyrë të ndryshme. Unë i kuptoj mjaft mirë se kolegët e tjerë të qeverisë duhet të përballen me bazat elektorale dhe me militantët e tyre respektivë.
Por këto nevoja “politike” kanë bërë të mbahen në det njerëz për ditë të tëra….
Këtyre njerëzve nuk u ka munguar kurrë asistenca materiale, shëndetësore, njerëzore dhe psikologjike. Fatkeqësisht – dhe e nënvizoj, fatkeqësisht – jemi detyruar në iniciativa më të prera për të bërë që të na dëgjonte Europa; ai Bashkim Europian i përçarë dhe i mefshtë në bashkëpunim për të cilij po flisja në fillim. Veç të tjerash, këto iniciativa janë riçuar menjëherë në kanalet institucionale dje kanë çuar, qysh në qershor, në konkluzionet e Këshillit Europian për të cilin kemi folur.
Është puna juaj dhe e Kryeministrit Conte…
Një Kryeministër që synon të rivendosë një shpirt europian, pasi është një person konstruktiv, asnjëherë përcarës. Midis nesh ka komplementaritet dhe kimi ndërpersonale.
Të hënën Kryeministri do të jetë tek Trump: është një testim për të gjithë politikën e jashtme europiane?
Rezultati i këtyre bisedimeve do të jetë i mirë. Midis temave të ndryshme, Italia do të çojë në Uashington qëndrimin e saj për t’i dhënë rëndësi Mesdheut. Është e rëndësishme që ftesa e Presidentit amerikan ka ardhur shumë shpesh nga marrja e detyrës së qeverisë tonë, shenjë edhe e mirëkuptimit të lindur në mbledhjen e G7-ës në Kanada.
Në dritën e kurrikulumit tuaj “europian”, besoni se do të jetë negociata me Bashkimin Europian lidhur me manovrën terreni nga ku do të kuptohet jetëgjatësia e qeverisë?
Theksoj vendosmërinë e të gjithëve ne për t’i përballuar sa më mirë çështjet e ndryshme. Pastaj, natyrisht, aktet dhe politikat e kësaj qeverie do të gjykohen nga votuesit.
(nga Avvenire)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al