Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gramshit pas sherrit me kushëririn e tij.
Ai quhet Alban Jonuzaj, banues në fshatin Lemnushë.
“Pasi ky shtetas në fshatin Lemnushë, për motive të dobëta është konfliktuar me kushëririn e tij, shtetasin E.J., 35 vjeç, dhe më pas ka vendosur zjarr në pronën e shtetasit E.J.”, sqaroi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
/b.d