Në futboll janë 99 lojtarë që mbajnë mbiemrin Berisha por Etrit Berisha ishte me vlerën më të madhe në treg.
Por gjërat duket se kanë ndryshuar. Sipas ”Panorama Sport”, tani nuk është më gardiani i portës kuqezi i pari në listë që udhëheq mbiemrin Berisha por mesfushori i Lacios, Valon Berisha.
Ky i fundit vlerësohet 10 milionë euro, ndërsa Etriti 7 milionë. Valoni luan për përfaqësuesen e Kosovës. /b.d