Anëtari i Gjykatës së Lartë Medi Bici ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore për procesin e Vettingut. Ai është i fundit nga Gjykata e Lartë që i nënshtrohet procesit.
Bici ka zgjedhur të jetë prezent duke mos u përfaqësuar nga një avokat. Trupi gjykues që do të marrë vendimin për të drejtohet nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.
Problem për Bicin është pasuria fillestare e tij, ku për secilën prej aseteve ai deklaron si burim të ardhurat nga puna dhe ndihma e vëllezërve emigrantë në Itali, pa specifikuar kontributin e secilit prej tyre.
Kujtojmë se Bici është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor./a.m.