Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës, pas postimeve të bëra herë pas here në Facebook.
“Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut.
Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.