KAPSHTICE- Emigrantët shqiptarë, por edhe pushuesit, të cilët janë të detyruar të hynë dhe të dalin në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës, janë të detyruar të presin me orë të tëra për kryerjen e procedurave doganore.
Emigrantët tregojnë se ndryshe nga sportelet e doganës greke, në pjesën e Shqipërisë ka kontrolle të imtësishme çka bën që të presin deri në katër orë për kryerjen e procedurave doganore.
Vera e ngarkuar me fluks të lëvizjes së qytetarëve, gjithnjë sjell radhë në pikat doganore të vendit tonë, por fundjavat kthehen në një makth për ata të cilët janë të detyruar të kalojnë kryesisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Emigrantët kërkojnë marrjen e masave nga shteti amë që të lehtësojnë procedurat e lëvizjes dhe të shtojë numrin e sporteleve. (BW)