Miliarderi rus Andrey Melnichenko pasi ankoroi jahtin e tij luksoz në Sarandë është fotografuar dje duke darkuar në një restorant të këtij qyteti.
Në foto duket i shoqëruar nga dy persona të tjerë dhe po shijojnë bregun e detit dhe ushqimin në Sarandë.
Jahti i tij ka një gjatësi 143 metra e njihet si “sailing yacht A”. Ai ka ndaluar këtë të shtunë në portin e qytetit bregdetar. Super jahti është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko Anija ka një gjatësi 143 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë. Jahti është 91 meter i lartë, duke kaluar kështu edhe Statujën e Lirisë. (Panorama)