Këngëtarja e suksesshme Eli Fara ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin IN të fundjavës ‘Një kat më lart’. Një bisedë mbushur me rrëfime e momente unike të këngëtares, në një intervistë që e solli Elin më pranë publikut.
Teksa Ermali e surprizoi me videoklipet e saj të para, xhiruar në vitin 1988 e pyet për nishanin e saj të famshëm. Eli shumë rrallë ka folur për historinë që fshihet pas heqjes së tij, ndaj e tregon për herë të parë në ‘Një kat më lart’.
‘Kur xhiroja klipet me regjisorin Pali Kuke në ‘97, ai ishte i pa kënaqur me profilin. Nishani ndryshonte formën, filloi të zmadhohej, nuk kishte më bukurinë e fillimit. Që atëherë thashë nuk e dua më, si do t’ja bëj më këtë nishanin. Ishte koha e luftës në Kosovë dhe takoj një mjek të famshëm të Kosovës. Sa e takova më tha “Sa herë të kam parë, kam thënë do t’ja heq nishanin’.
Çfarë ndodhi më tëj? Si e bindi mjeku kosovar ta hiqte nishanin? Ku e kreu operacionin? Pati dhimbje? Zbuloni historinë e rrallë pas minutës së 8-të të intervistës ‘Një kat më lart’, përgatiti Panorama.