Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër nuk priten rreziqë për zjarre në Shqipëri.
Sipas IGJEUM më probleme do ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik “i moderuar” kurse qarqet e tjera “ska rrezik” për.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 30 °C, në vendet e ulëta: 21 / 32 °C dhe në vendet malore: 12 / 26 °C
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore./a.m.