Arkitekti i njohur Maks Velo ka folur në lidhje me kohën e shkuar të komunizmit duke dhënë disa detaje të reja për mënyrën sesi ishin tjetërsuar shqiptarët në atë epokë.
Në prezantimin e librit të tij të ri, Velo tregoi një detaj të mënyrës sesi ata që mund t’i konsideroje miq e shokë, mund të të spiunonin shumë kollaj tek Sigurimi i Shtetit.
“Lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve ka qenë një tmerr dhe kur e thoja këtë gjë mua të gjithë më dilnin kundër. Dhe tani kur lexon librin e kupton se kjo është e vërtetë.
Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë, ata ishin përbindësha. Unë vajta të ngushëlloj Safon (Safo Marko) se i kishin arrestuar djalin, ajo raporton tek Sigurimi.”-tha Velo.
ma.me