5 ditë pas zjarrit vdekjeprurës që i mori jetën 87 personave në Athinë, kryeministri grek Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike për katastrofën kombëtare. Kreu i qeverisë helene u bëri thirrje edhe ministrave që tani për tani të fokusohen në zhdukjen e çdo problemi dhe kthimin e normalitetit në vend, por sapo çdo gjë të ketë përfunduar duhet të merren përgjegjësitë.
“Unë dua të marr përgjegjësinë politike përpara kabinetit e popullit për këtë ngjare të rëndë. E gjithë qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për tragjedinë. Nuk u shmangëm as kur morëm vendin e falimentuar pas zgjedhjeve, në momente të vështira. Ne po qeverisim një vend që për vite me radhë ka pasur shtrembërime. Të gjitha komplekset e banimit janë ndërtuar pa asnjë dispozitë për sigurinë e banorëve. Por ky shtet tani qeveriset nga ne,” tha Tsipras.
Rreth 87 persona humbën jetën nga flakët e mëdha në Athinë, ndërkohë që qindra të tjerë janë plagosur apo zhdukur. Autoritetet greke po punojnë për gjetjen e trupave të shuar nga zjarri.
ma.me