Fill pasi tregoi mungesë solidariteti njerëzor ndaj tragjedisë në Athinë, pedagogu Ergys Mërtiri është kritikuar nga qytetarë të shumtë të cilët e kanë quajtur gjestin e tij si mjaft neveritës dhe kafshëror.
Pas reagimeve masive që pati në rrjet, aktivisti që shfaqet herë pas here pranë PD-së, u përpoq të modifikonte disa herë qëndrimin e tij duke thënë se me statusin e tij nuk donte të ngazëllehej por të thoshte se grekët janë fqinj të këqinj dhe se kuptonte solidaritetin e shqiptarëve.
“Por edhe te thuash se solidarizohemi me greket sepse ata jane fqinjet tane, eshte pa kuptim. Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinje te keqinj per ne.
Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre”, shkruante Mërtiri pas ngjarjes.
Kritikat e shumta që i kanë ardhur në rrjet, pedagogu i ka quajtur si të porositura nga Rama. Ndërkohë, së fundmi ai ka replikuar edhe me një qytetar i cili i ka kujtuar se gjuha e përdorur është e papërshtatshme.
“Nuk bën mirë që ata që të kritikuan për qëndrimin tënd (të nxituar, të gabuar dhe në kohë të papërshtatshme fatkeqësie) i fut në thesin e “kopukëve të Ramës”. Nëse qenka kështu, po ti pse nuk je “kopuk i PD”? Gjuha që përdor nuk të nderon aspak ndërsa standardet i ke fiks si të “kopukëve” që kritikon. Mëso si të ngushëllosh thjeshtë dhe me zemër. Nuk ka shprehje ngushëllimi që vazhdon me POR, kjo POR ajo. Kushti themelor për të bërë kritikë është që të pranosh kritikë, dhe duket qartë që nuk e pranon dot. Gjithë të mirat!”, shkruan qytetari.
Nga ana tjetër Mërtiri është përgjigjur duke siguruar qytetarët se nuk është anëtar i PD-së dhe se deklaratat e tij janë shtrembëruar nga media.
“I ngaterron gjerat. Se pari, ata nuk jane kopuke pse jane me Ramen, por sepse shtremberojne te verteten per te lincuar kedo qe thote disa te verteta per qeverine. Pra po mundohen te mbrojne zullumet e qeverise me mjete te pista. Une nuk jam kopuk i PD-se, sepse se pari nuk po shtremberoj asnje te vertete dhe se dyti une nuk jam as anetar, e as percues i qendrimeve te PD-se. Se dyti, une nuk po shkoj ne funeral qe te kerkosh standarde ngushellimi. Statusi im u drejtohej shqiptareve dhe jo grekeve. Se treti, une jam vete kritik e debatci dhe patjeter qe e pranoj kritiken dhe debatin, por kjo qe bejne ata nuk eshte aspak kritike. Lincimi, fyerja dhe shtremberimi i te vertetes eshte sulm nen brez dhe jo kritike”, shkruan Mërtiri.
ma.me