Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci ka dalë sot në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku iu nënshtrua procesit të vetingut.
Nga konstatimet e kryera bazuar në deklaratën e pasurisë, u konstatua se nuk ka fshehje pasurie.
Gjyqtari ka një apartament 143 m² në rrugën “Don Bosko” në Tiranë për të cilin nuk ka probleme me çmimin.
Por ai ka edhe një apartament 147 m² në Rashbull, i cili gjithashtu rezulton i rregullt. Lidhur me aftësitë profesionale, ndaj tij ka 34 denoncime nga publiku të cilat i janë dërguar inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Vendimi ndaj tij do të jepet nga trupa gjykuese e përbërë nga nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.
Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës ku punoi deri në vitin 2010.
Nga ky vit ai u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku vijoi për tre vjet dhe më tej u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë. /b.d