Kryeministrja britanike, Theresa May po përgatitet të shkojë një javë me pushime me bashkëshortin e saj, Philip, në Itali, pavarësisht çështjes Brexit, që ndodhet në një pikë kritike.
Kohët e fundit janë shtuar rreziqet e një krize qeveritare lidhur me vështirësitë e negociatave me Brukselin.
Kryeministrja megjithatë, do të kalojë një javë pushime në zonën e liqenit të Gardes.
Por, fillimisht, ajo do të ndalojë në Salzburg, tek miku i saj austriak, kancelari Sebastian Kurz, ku ndodhet edhe kryeministri çek, Andrej Babis.
May do të kthehet nga Italia në fillim të muajit gusht dhe do të fillojë punën për bisedimet për Brexit.
/b.d