Në një bashkëbisedim me gazetarët, Lulzim Basha tha sot se projekti i Teatrit të ri në fakt i shërben ndërtimit të kullave.
Sipas kreut të PD-së, qeveria nuk ka vullnet për një teatër të ri, sepse siç u shpreh ai duhej bërë një tender i hapur.
Basha tha se Rama ka manipuluar artistët për deklaratat e tyre ndërsa theksoi se vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese që ta ndalë ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Ai dha edhe një mesazh për presidentin Ilir Meta, nga i cili këron të mos dekretojë ligjin.
“Nëse ky ligj dekretohet në heshtje ose jo, nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër përvecse pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për cdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjio vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”, tha Basha.
/b.d