Mbi territorin shqiptar përgjatë gjithë ditës, moti do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Pas mesditës, vranësirat fuqizohen në të gjithë territorin, duke sjellë rrebeshe shiu në zonat veriore, qendrore dhe në zonat juglindore.
Ndërsa në mbrëmje do të ketë një përmirësim gradual të kushteve të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 33°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 ballë./a.m.