Droga, nëse shitej me doza të vogla, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 8 milionë euro, sipas hetuesve. Shqiptari i arrestuar është 40 vjeç, banues në zonë, me precedentë penale për vepra jo të rënda. Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se është pronar i një aktiviteti grumbullimi mbetjesh. Ai kishte marre me qira një magazinë u gjet droga, 602 kg marijuhanë dhe 128 kg hashash, e ndarë në paketime.
I arrestuari tjetër është një 70-vjeçar italian, pronari i një fabrike të vogël divanësh. Në makinën e këtij të fundit, një Citroen C5, efektivët kanë gjetur 70 kilogram marihuanë. Fillimit, u arrestua italiani dhe më pas efektivët arritën te magazina e marrë me qira nga shqiptari, i cili gjithashtu u vu në pranga.
Droga dyshohet se vjen nga përtej detit, tha një hetues gjatë konferencës për mediat ku u bënë të ditura rezultatet e aksionit, duke përmendur “rrugën Ballkanike”. Në raportet e fundit të autoriteteve të mediave italiane, zbulohet se “rruga Ballkanike” e trafikut të drogës zotërohet nga shqiptarët. Dhe sasia më e madhe e drogës që trafikohet nga Ballkani në Itali, e ka origjinën nga Shqipëria. /ma.me