Partia Demokratike iu përgjigj akuzave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila tha në një dalje për mediat se “opozita kërkon të kthejë pas procesin e Vettingut duke shantazhuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.
Nga selia blu, Këshilltari Ligjor i kësaj force Gazmend Bardhi, deklaroi se ministrja u përpoq që përmes propagandës të mbrojë përpjekjen e Edi Ramës për bllokimin e reformës në drejtësi.
“Ligji për Shkollën e Magjistraturës është provë e qartë sesi Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi, sepse ky ligj është kthim mbrapa tek institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për disa studentë, por nëpërmjet këtij ligji, Edi Rama kërkon t’i japë fuqi për emërimin e gyqtarëve Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një institucion që reforma në drejtësi e shkriu si ngrehinën më të korruptuar në vend”, deklaroi Bardhi.
Ai tha më tej se kryeministri po mban peng krijimin e KLGJ dhe KLP pasi atëherë do t’i hapej rruga ngritjes së prokurorisë anti-korrupsion, e cila sipas tij do kërcënonte vetë shefin e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij. “Edi Rama po bllokon zbatimin e reformës në drejtësi që ai vetë të mos hetohet për korrupsion, për pastrim parash, për lidhje me krimin e organizuar. Që Tahiri, Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Dako, Sejdini, Habilajt dhe Balilajt t’i shpëtojnë drejtësisë”, tha ai.
Më tej Bardhi deklaroi se Vettingu po përdoret politikisht, duke konfirmuar në detyrë njerëzit që i shërbejnë Ramës. “Këtij projekti po i shërben edhe konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Përdorimi politik i vettingut po rrënon besimin e shqiptarëve tek reforma në drejtësi. Në vend të akuzave dhe sulmeve të dala boje kundër opozitës, Edi Rama duhet t‘u thotë shqiptarëve se pse vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre.”, vijoi Bardhi.
/b.d
Reformen po e bllokon Plakushi dhe Lulushi se e din shume mire qe nqs zbatohet reforma ora fillon te numeroj mbrapsht per ta. Per te mbrojtur veten e tyre dalin nga salla dhe nuk votojn asnje ligj te reformes po fajin e kemi vet ne qe nuk vijm tju kapim me shpulla se paguheni nga leket tona.