Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari, i cili ka humbur jetën në ditën e lindjes së tij. Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Fejzullai, 58 vjeç nga Durrësi, një emigrant shqiptar në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa shqiptari punonte për të vendosur instalimet e fibrave optike në zyrat e Gjykatës së Palermos. “Republica” shkruan se Fejzullai ishte në katin e dytë teksa ra aksidentalisht nga shkallët, duke përfunduar në një tavolinë prej qelqi, e për pasojë njëra nga këmbët u dëmtua shumë. Shqiptari nuk mundi të mbijetonte për shkak të hemorragjisë së madhe që pësoi. Ndërkohë prokuroria italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes si dhe kushtet e punës në kompaninë që punonte shqiptari.
ma.me