Kryediplomati shqiptar ka reaguar sot në lidhje me zjarret që kanë përfshirë Greqinë.
Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Ditmir Bushati shkruan se nga raportimet zyrtare bëhet fjalë për një shqiptar të plagosur.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ngushëllon shtetin fqinj, teksa publikon edhe numrin e Ambasadës në Athinë për çdo nevojë.
Postimi i Ditmir Bushatit:
Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave.
I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura.
Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183.
/javanews/b.d