Lëvizja e ekstremit të djathtë gjerman ”Qytetarët e Mbretërisë” është në rritje dhe gati për aksione të dhunshme, ky është parashikimi i publikuar nga e përditshmja më e shitur gjermane ”Bild”, pas raportit nga ministri i Brendshëm, Horst Seehofer së bashku me presidentin e Zyrës Federale për Sigurinë (BFV).
Janë rreth 16 500 persona të përfshirë në këtë lëvizje në 2017, e cila në vitin 2016 numëronte 10 000 të tillë.
Kjo lëvizje nuk njeh legjitimitetin e republikës federale, e lindur pas Luftës së Dytë Botërore.
”Përveç agresivitetit verbal, ky grup ka pasion armët”, sipas raportit të agjencisë federale, që shton se ”grupi do të ishte gati për t’i përdorur ato për situate të dhunshme”.
/b.d