Greqia po kalon një situatë katastrofike si pasojë e zjarreve masive në periferitë e Athinës. Mbi 50 persona kanë vdekur dhe 160 raportohen të plagosur zyrtarisht.
Por, numri mund të rritet edhe më tej pasi raportohen shumë të zhdukur.
Ndërkohë, dyshohet edhe për 5 shtetas shqiptarë të vdekur, por nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.
Ambasada shqiptare në Athinë ka dhënë informacion për një shqiptar të lënduar. Ai ndodhet në një spital duke u trajtuar. Ndërkohë, për raportimet për të vdekur ambasada nuk ka ende informacione dhe raportimet janë bazuar në dëshmi nga qytetarë të ndryshëm.
Ambasada bën me dije se të vdekurit nuk janë identifikuar./a.m.