Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar nëpër gjykata pas largimit të një numri të madh magjistratësh nga detyra si pasojë e Vettingut.
Opozita ka akuzuar kryeministrin për vënien e sistemit në kolaps sipas saj.
Por, shefi i qeverisë shkruan se Vettingu po pastron sistemin e kalbur të drejtësisë.
Ai thotë se pastrimi do shpëtojë brezat që vijnë. Sipas shefit të qeverisë, rilindja e këtyre gjykatave është çështje që zgjidhet brenda një viti.
“Po mbetemi pa gjykata të sipërme? Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan Rama.
/a.m.