Sëmundja e malaries është rikthyer sërish në nivele shqetësuese në vende të ndryshme të botës.
Problematike situata është kryesisht në disa vende të varfra afrikane por të shumta kanë qenë rastet kur sëmundja ka mbërritur në Perëndim.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të fusin në sistemin shëndetësor një medikament të ri për trajtimin e malaries.
Tableta është parandaluese dhe është e para që konfirmohet pas shumë vitesh.
Ajo synon të luftojë malarien që qëndron e fshehur për vite në mëlçi derisa shfaqet.
Ky ilaç është quajtur me emrin “tafenoquinë”.
Çdo vit, të paktën 8.5 milionë vetë preken nga kjo sëmundje./a.m.