Gjashtë persona janë arrestuar në një operacion policor, në Greqi. Ata janë pjesë e një bande trafikantësh droge, tre grekë dhe tre shqiptarë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se banda shiste kokainë dhe drogëra të tjera në Athinë dhe Mikonos.
Organi i akuzës prej kohësh ishte vënë në hetim të grupit, ndërsa operacioni u finalizua një ditë më parë.
Tre shqiptarët janë të moshave 26, 28 dhe 33 vjeç, ndërsa tre grekët të moshës 28, 31 dhe 45 vjeç. Arrestimet janë bërë në disa zona të Atikës dhe në Mikonos.
Pas kontrolleve në banesa dhe makina është sekuestruar 4 kilogramë kokaine, 5 kilogramë metamfetaminë, 350 gram kanabis dhe 99 mijë e 495 euro.
Po ashtu janë kapur edhe një pistoletë, njëzet e dy fishekë, dy makina, një motor, tre peshore saktësie dhe 16 telefonat celular, raportojnë mediat greke./a.m.