Një shqiptar 49-vjeçar, me banim të Terni të Italisë, humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në rrugën provinciale midis Tuscania e Montalto di Castro, në provincën e Viterbos, rajoni i Lazios.
Katër shqiptarë të tjerë, gjithashtu banues në Terni, që udhëtonin në makinë me të, kanë mbetur të plagosur rëndë.
Viktima A.C. ishte në drejtimin e makinës që u përplas me një pemë.
Në vendngjarje mbërriti helikopteri i ndihmës së shpejtë që transportoi të plagosurit në spital. /b.d