Pas seancës plenare, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtyp tha se askush nuk është kundër reformës në drejtësi, por sistemi i drejtësisë është në kolaps total.
“Askush nuk është kundër reformës në drejtësi. Por ta keqinformosh e përdorësh shqetësimin për të zgjidhur një problem të madh në kushtet e një emergjence kombëtare siç është mosfunksionimi i një mori institucioneve të reformës në drejtësi dhe ta fshehësh këtë para spekulimit se këta duan të ishte Gjykata Kushtetuese, kjo është poshtërsi. Maxhoranca zgjodhi të shkojë me pushime, por unë vazhdoj ta konsideroj absurde dhe papërgjegjshmëri të plotë të shkosh me pushime kur sistemi i drejtësisë është në kolaps që do të sjellë pasoja edhe më të rënda në ditët në vijim”, deklaroi Luan Rama.
Sipas tij qëndrimi i LSI është si i gjithë frontit opozitar, por dialogu si institucion duhet të jetë funksional. “Nuk ndajmë asgjë ndryshe, jo vetëm me z. Basha po gjtihë frontin opozitar dhe shumicën e qytetarëve kur është fjala për funksionimin e shtetit të së drejtës për zbatimin e ligjitdhe për të ndarë përfundimisht kapjen politike që i është bërë drejtësisë”, tha ai.
/b.d