Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla. Vendimi në fjalë është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Vlerësimit.
Nga hetimet e KPK-së, gjyqtari ka pasur probleme me një kredi që e kishte marrë për apartament dhe më pas e kishte kaluar atë në emër të vëllait të tij, për të përfituar një kredi të butë. Vet gjyqtari tha se me shumën e marrë nga kredia, kishte blerë një apartament.
Ndërkohë, KPK ka konstatuar se Metalla gjatë kohës që ka qenë gjyqtar ka përfaqësuar në Strasburg një kompani, në kundërshtim me ligjin.
ma.me