Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga një shi i dendur mesditën e sotme, ndërsa është përmbytur pedonalja. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu, që të nxirrnin jashtë funksionimit sistemin e kanalizimeve.
Qarkullimi i mjeteve është vështirësuar, pasi niveli i ujit në rrugë ka qenë i lartë. Ndërsa moti me vranësira dhe reshje shiu përveç Shkodrës ka përfshirë edhe qytete të tjera në veri të vendit. /MA.ME