Trupa gjykuese e KPK ka dhëne vendimin për Arben Nelen, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas KPK ai nuk e kalon Vettingun dhe shkarkohet nga detyra.
Sipas raportit të ILDKPI, prokurori Nela ka bërë deklarim të pasaktë pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme të ardhurash.
Në pasurinë e tij bëjnë pjesë tre apartamente në Tiranë: një 94 m2 në rrugën “Frederik Shiroka”, blerë 41 mijë euro për të cilin ka deklaruar se ka si burim të ardhurat nga rroga dhe një hua 20 mijë euro të marrë nga motra e bashkëshortes.
Gjithashtu ai ka edhe një apartament 136 m2 ndodhur në Lanabregas Tiranë për të cilin sipas KPK ka mospërputhje në deklarimet e vitit 2011, dhe kërkesës së legalizimit si dhe ka mungesë burimi të ligjshëm për blerjen e truallit. Kjo pronë sipas KPK nuk është deklaruar nga viti 2003 e deri në 2009. Si dhe një apartament 67 m2 në pronësi të bashkëshortes së tij, B.N.
Në deklaratën e pasurisë për këtë pronë, ajo thotë se e ka blerë duke i marrë hua motrës së saj dhe apartamenti i ka kushtuar 52 mijë euro.
ma.me
bravo qeverise shtetit shqiptar qe po e con drejtesine ne vend