Kandaja është tronditur nga një sulm masiv me armë zjarri në një vend publik.
Një person ka hapur zjarr jashtë një restoranti në Toronto ku dy persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur.
Raportohet se i vdekur ka mbetur edhe vetë autori i sulmit, i cili sipas mediave vendase është vetëvrarë.
Të shtënat ndodhën në orët e vona të së dielës, në zonën mes Danforth dhe Logan Avenue.
Policia bëri me dije se agresori mbeti i vdekur. Dëshmitarët thonë se i dyshuari ishte i veshur me të zeza dhe qëlloi rreth 20 herë drejt kalimtarëve dhe më tej edhe kundër policisë.
Ndërsa më tej me të njëjtën armë i dha fund edhe jetës.
Nuk dihet nëse ky sulm është një inskenim terrorist.
“Është ende herët për të dalë në përfundime por po flasim me dëshmitarët okularë për të dalë në një përfundim”, tha zëdhënësi i policisë në Toronto Mark Pugash./a.m.