Ajo është një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit, ndërsa shkallët e karrierës i ka ngjitur një nga një.
Bëhet fjalë për këngëtaren Kejsi Tola, e cila doli nga spektakli i talenteve “Ethet e të premtes mbrëma”, por nga adoleshentja e brishtë ka mbetur vetëm zëri potent, pasi ajo është bërë një zonjushë e vërtetë.
Këto ditë fund korriku, këngëtarja po i kalon buzë detit, ku ndryshe nga natyra e saj e rezervuar, ajo ka bërë lëshime.
Kejsi ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shihet me bikini bardhë dhe rozë, të cilat i nxjerrin në pah një trup perfekt.
Duket se këngëtarja e ka fituar betejën me peshën, pasi në trupin e saj nuk gjen asnjë të metë.
Madje ajo shfaq anën e saj seksi me bikini, teksa pozon buzë detit. /b.d